Tragjasi Meriton Përfaqësimin që i Takon
Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Ardit Bido, zhvilloi një...
Bëhu pjesë e ekipit elektoral dhe kontribuo në fitoren në zgjedhjet e 11 majit 2025
Ardit Bido është profesor i asociuar në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe, prej vitit 2016, ushtron detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave. Në këtë funksion, ai ka udhëhequr modernizimin dhe dixhitalizimin e arkivave, duke lehtësuar qasjen e publikut dhe arritur standardet më bashkëkohore të ruajtjes dhe sigurisë, duke njësuar dhe standardizuar shkresat dhe punën me dokumentet në administratën shtetërore, çka mundësuan edhe përmbushjen e kërkesave të BE-së me anëtarësimin në Portalin Evropian të Arkivave prej vitit 2018.
Lindur dhe rritur në Sarandë, Bido ka përfunduar arsimin e mesëm në gjimnazin “Hasan Tahsini”. Ai është diplomuar për Gazetari, ka kryer masterin dhe ka fituar gradën Doktor i Shkencave në Marrëdhënie Ndëkombëtare në Universitetin e Tiranës, ku ligjëron prej vitit 2012.
Me rrënjë familjare nga Delvina, Kurveleshi dhe Rrëzoma, Bido ka shfrytëzuar praninë e tij mediatike dhe publike për mbrojtjen e të drejtave pronësore të bregasve, shqiptarëve të Çamërisë, minoritetit grek dhe promovimin e potencialit zhvillimor të Vlorës, Sarandës, Delvinës, Konispolit, Finiqit, Himarës dhe Labërisë. I angazhuar si ekspert në Komisionin e Reformës Territoriale, ai ka dhënë kontributin e tij në krijimin e Bashkive Konispol, Finiq, Himarë dhe Selenicë, si dhe ka lobuar për zgjerimin e Bashkive Delvinë, Sarandë dhe Konispol, krahasuar me draftet fillestare, duke synuar fuqizimin administrativ dhe ekonomik të këtyre zonave. Në fushën akademike, Bido ka botuar tri monografi: “Kisha Ortodokse Shqiptare: Një histori politike (1878-1945)” (botuar nga Routledge, shtëpia botuese më e madhe në Botë në këtë fushë);
“Koncesioni editorial i medias shqiptare”; dhe “Beteja për 20 përqindshin”. Ai ka artikuj në revista akademike dhe ka referuar në konferenca shkencore, kombëtare e ndërkombëtare, përfshirë në Universitetin e Kolumbias në Nju Jork, ATINER-in në Athinë, Jad Vashemin në Jeruzalem dhe Universitetin e Amsterdamit.
Krahas angazhimeve akademike, Bido ka një përvojë të gjerë profesionale në media dhe administratë. Ai ka shërbyer për disa vite si kryeredaktor dhe drejtor në media kombëtare. Gjithashtu, ka qenë drejtor komunikimi në Universitetin Metropolitan Tirana, zëdhënës në Universitetin e Tiranës, si dhe këshilltar në Institutin e Sigurimeve Shoqërore.
Ardit Bido është pjesë e bordeve akademike dhe kërkimore, si dhe kryeredaktor, anëtar e recensent i redaksive të revistave shkencore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Greqi. Po ashtu, ai është angazhuar, si i zgjedhur, në pushtetin vendor. Bido është vlerësuar me mirënjohje nga Bashkia e Delvinës dhe Komuna e Kërçovës. Ai zotëron gjuhët angleze dhe greke dhe ka njohuri të italishtes dhe frëngjishtes.
Informacioni do te shfaqet ketu
Ndiqni të rejat e fundit rreth aktivitetit të Ardit Bidos
Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Ardit Bido, zhvilloi një...
Në vijim të takimeve me komunitetin, kandidati për deputet i...
Në Shijan, kandidati Ardit Bido zhvilloi një takim të hapur...
Takim në qendër të Himarës me prezencën e Kryeministrit Edi Rama. Qytetarët do të kenë mundësinë të dëgjojnë vizionin dhe të bëjnë pyetje. Jeni të mirëpritur.
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.
Aspiron të kontribuosh në zhvillimin e komunitetit tënd? Bashkohu me ekipin tonë dhe bëhu pjesë e vizionit për një të ardhme më të mirë.