Ardit Bido

Kayıtlı üyeler, yatırımlarını katlamak için bettilt fırsatlarını değerlendiriyor.

Lajmet e fundit

Ardit Bido: “Pse vendosa të garoj? Një vendim me përgjegjësi të madhe”

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Ardit Bido, ka ndarë me ndjekësit e tij në një postim në Facebook arsyet e kandidimit për zgjedhjet e 11 majit, duke e cilësuar këtë si një përgjegjësi të madhe ndaj qytetarëve të qarkut.

Ai theksoi se politika nuk është qëllim në vetvete, por një mjet për të sjellë ndryshime reale. “Prej vitesh, kam qenë zëri i shqetësimeve të qytetarëve në media dhe në hapësira publike. Sot, është koha që ky zë të jetë aty ku merren vendimet,” shkruan Bido.

Sipas tij, Vlora, Saranda, Delvina, Konispoli, Himara, Finiqi dhe Selenica meritojnë një përfaqësim dinjitoz, politika të drejta dhe një zhvillim të qëndrueshëm. Ai gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të ndajnë mendimet e tyre mbi problematikat më të rëndësishme që duhen adresuar në zonë.

Me fushatën që pritet të nisë zyrtarisht pas dy javësh, Bido ka ftuar qytetarët të bëhen pjesë e ekipit të tij elektoral përmes platformës arditbido.al/regjistrohu/.