Kandidati për deputet në qarkun e Vlorës, Ardit Bido, ka ngritur zërin për mungesën e përfaqësimit të shqiptarëve të Çamërisë në listat e opozitës, duke e cilësuar këtë si një heshtje të qëllimshme përballë një padrejtësie historike.
“Asnjë nga kandidatët e opozitës në qarkun tonë nuk ka folur për çështjen çame. Përkundrazi, ata kërkojnë votën e këtij komuniteti për të çuar në Kuvend Vangjel Dulen — njeriun që ka qenë sulmuesi më i ashpër i të drejtave të shqiptarëve të Çamërisë”, u shpreh Bido.
Ai shtoi se nëse Sali Berisha do të kishte pasur vërtet vullnet për të garantuar përfaqësim dinjitoz për këtë komunitet, do të kishte përfshirë në listë një përfaqësues të tyre, e jo një figurë që ka qenë historikisht kundërshtare e të drejtave të tyre.
“Çështja çame nuk mund të mbulohet me heshtje, dhe përfaqësimi i këtij komuniteti nuk mund të lihet në dorë të atyre që i kanë mohuar të drejtat e tij”, përfundoi Bido.
Programi i plotë i kandidatit mund të konsultohet në faqen zyrtare: www.arditbido.al.
