Ardit Bido

Lajmet e fundit

Koha për një turizëm që punëson, ushqen dhe pasuron komunitetin

Pas një periudhe sfiduese, turizmi në Vlorë, Sarandë dhe Himarë ka hyrë në një fazë të re zhvillimi. Shqipëria ka arritur të tejkalojë edhe destinacione të njohura si Korfuzi, një sukses që duhet të shndërrohet në mundësi për zhvillim të qëndrueshëm dhe përfitime reale për komunitetet vendase.

Kandidati për deputet, Ardit Bido, thekson se megjithë rritjen e ndjeshme të vizitorëve në vitet e fundit, një pjesë e madhe e këtij fluksi ka qenë turizëm “backpack”, me ndikim të kufizuar ekonomik për zonat pritëse. Sipas tij, është koha për të kaluar në një model turizmi me vlerë të shtuar, ku çdo vizitor kontribuon në rritjen e të ardhurave për bizneset, familjet dhe qytetarët.

Angazhimet kryesore për një turizëm të qëndrueshëm përfshijnë:

✅ Mbështetje për zhvillimin e agroturizmit, për të gjallëruar zonat rurale;
✅ Promovim të një oferte të integruar turistike: mali, deti, kultura, historia, trashëgimia dhe gastronomia;
✅ Mbështetje për ndërmarrjet vendore që të përfitojnë nga sezoni turistik;
✅ Investime në infrastrukturë dhe shërbime për të rritur cilësinë dhe kohëqëndrimin e turistëve.

“Ne nuk duam vetëm më shumë turistë – duam turistë që investojnë në komunitetet tona. Kjo është për ekonominë tonë, për të rinjtë tanë, për të ardhmen tonë”, përfundoi Bido.

Programi i plotë elektoral mund të konsultohet në: www.arditbido.al.