Në një takim me strukturat e Partisë Socialiste në Sarandë, kandidati për deputet Ardit Bido theksoi rëndësinë e organizimit të përditshëm dhe të përkushtuar për të siguruar fitoren në zgjedhjet e 11 majit. Sipas tij, suksesi nuk është rezultat i një dite të vetme, por i një angazhimi të vazhdueshëm pranë qytetarëve, duke ofruar zgjidhje dhe duke dëgjuar nevojat e tyre.
“Saranda është gjithmonë gati të japë maksimumin. Dhe bashkë me gjithë qarkun e Vlorës, do të çojmë përpara punët që kemi nisur për Shqipërinë e vitit 2030 – më të zhvilluar, më të drejtë dhe më pranë Europës,” deklaroi Bido.
Programi i plotë elektoral është i aksesueshëm në: www.arditbido.al.














