Në Konispol u zhvillua një takim i rëndësishëm me Asamblenë e Partisë Socialiste, ku kandidati për deputet Ardit Bido theksoi rolin kyç të kësaj bashkie si një shembull i qartë i potencialit bujqësor dhe ekonomik në jug të vendit.
Diskutimet u përqendruan në organizimin elektoral për zgjedhjet e 11 majit, por mbi të gjitha në përgjegjësinë për të çuar përpara projektet që ndikojnë realisht në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
“Konispoli ka treguar gjithmonë besim te puna dhe rezultatet. Këtë 11 maj do të konfirmojmë një fitore të thellë, si dëshmi e angazhimit tonë për Shqipërinë e vitit 2030 – një Shqipëri më e zhvilluar, më e drejtë dhe më afër Europës,” u shpreh Bido.
Programi i plotë i kandidatit mund të konsultohet në: www.arditbido.al.


















