Ardit Bido

Lajmet e fundit

Ardit Bido në Kretë: Krenar për shqiptarët e Greqisë – Bashkë për Shqipërinë 2030 në BE

Kandidati i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, Ardit Bido, ishte në Hania të Kretës, ku së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe shqiptarët e komunitetit të emigrantëve në Greqi, dha mesazhin e fortë të bashkimit dhe angazhimit për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

“Krenar për shqiptarët e Greqisë. Bashkë për Shqipërinë 2030 në BE!” – ishte mesazhi i Bidos, i ndarë në rrjetet sociale përkrah pamjeve nga takimi në Kretë.

Në atmosferë entuziaste dhe mbështetje të madhe nga bashkëkombësit tanë, Bido theksoi rolin e jashtëzakonshëm që diaspora shqiptare ka për zhvillimin dhe drejtimin e vendit drejt Bashkimit Europian.

🔴 11 maji është dita e fjalës së përbashkët: për Shqipërinë që ecën përpara, për Shqipërinë që bashkon, për Shqipërinë që fiton!