Në kuadër të takimeve me qytetarët e Delvinës, kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Ardit Bido, zhvilloi një takim të veçantë me veteranët e kësaj force politike në qytet. Në fokus të bisedës ishin reflektimet, kujtimet dhe përkushtimi i atyre që kanë qenë për vite me radhë mbështetës e kontribuues të Partisë Socialiste, veçanërisht në kohë sfidash e transformimesh.
“Delvina ka nevojë për zë. Dhe unë kam detyrimin të veproj për të mirën e saj,” – u shpreh Bido, duke nënvizuar rëndësinë që i jep dialogut të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe atyre që përfaqësojnë historinë e kësaj force politike.
Ai vlerësoi vendin si një hapësirë të pasur në histori, karakter dhe qëndrueshmëri, duke theksuar se “njerëzit e Delvinës janë ata që i qëndrojnë besnikë rrënjëve dhe vlerave të tyre”.
“Ky besim nuk më rrit; më përul dhe më bën më të vendosur,” – u shpreh ai me mirënjohje për mbështetjen që i është shprehur nga komuniteti.
Takimi u karakterizua nga një atmosferë e ngrohtë, ku fjala e sinqertë dhe ndjeshmëria ndaj vendit përbënin themelin e bashkëbisedimit.
📲 Programin e plotë të Ardit Bidos për Delvinën mund ta lexoni në: www.arditbido.al
















