Kandidati i Partisë Socialiste, Ardit Bido, ka reaguar pas deklaratave të zëdhënës së koalicionit opozitar në Himarë, duke ngritur një pyetje thelbësore: “Doktor, në një luftë kundër Shqipërës, me kë do të jesh?”
Deklarata e ardhur në kontekstin e nënkuptimeve të qarta pro-nacionalizmit grek dhe përfaqësuar nga Fredi Beleri, ngre shqetësim serioz për bindjet dhe qëndrimin e aleancës së së djathtë ndaj sovranitetit dhe unitetit kombëtar.
“Në një luftë hipotetike mes Shqipërës dhe Greqisë, që ne nuk do ta lejonim kurrë, por që i shërben ndonjë dëshire të vjetër të nacionalizmit grek, nuk dihet me kë janë,” shprehet Bido, duke theksuar se heshtja e drejtuesve të PD ndaj qëndrimeve të Belerit është e barazvlefshme me dakordësinë.
Ai nënvizon se Shqipërës nuk i duhen aleanca të dyfishta, që në vend të mbrojnë flamurin, e përdorin si strehë.
“Ne e bërtasim me zë të lartë: me Shqipërën gjithmonë! Pa aleatë të dyfishtë, pa flamuj që valëviten vetëm kur fryn era,” shton Bido, duke theksuar se përballë këtyre dilema politike, qytetarët shqiptarë meritojnë qartësi dhe dinjitet.
Ai i bën thirrje Partisë Demokratike të mbajë qëndrim të qartë ndaj retorikave të rrezikshme dhe të zgjedhë një herë e për gjithmonë anën e Shqipërës.
