Në qytetin e Vlorës ka nisur një rrugëtim njëmujor drejt fitores me një shtab të zgjeruar, të përbërë nga miq dhe mbështetës jashtë strukturave tradicionale partiake – njerëz të përkushtuar që besojnë në përfaqësimin me dinjitet dhe në nevojën për një energji të re në politikë.
Ky grup aktivistësh do të jetë çdo ditë në terren, derë më derë, për të kërkuar votën për Partinë Socialiste, për Kryeministrin Edi Rama dhe për kandidatin Ardit Bido. Qëllimi i tyre është i qartë: të japin një mesazh të fortë besimi dhe angazhimi për të ardhmen e Vlorës.
“Po ndërtojmë një rresht të ri shokësh që punojnë çdo ditë për një rezultat spektakolar. Kjo është një ndihmë reale për strukturat ekzistuese të PS-së dhe një shtysë e re për fitoren që kërkojmë së bashku,” – u shpreh Bido.
Për kandidatin, çdo votë është një zë i drejtpërdrejtë që shkon në zemër të politikës dhe sjell hallet e qytetarëve në vëmendjen e institucioneve. Me një qasje njerëzore dhe energji rinore, rrugëtimi ka nisur dhe hapat po hidhen së bashku.








