Ardit Bido

Lajmet e fundit

Shijan: Zëri i komunitetit, në qendër të vëmendjes

Në Shijan, kandidati Ardit Bido zhvilloi një takim të hapur me Organizatën Socialiste të zonës, ku u diskutuan në mënyrë të drejtpërdrejtë shqetësimet dhe nevojat konkrete të komunitetit. Një bashkëbisedim i sinqertë, me njerëzit që e njohin më mirë se kushdo realitetin dhe sfidat e përditshme të zonës.

Nga infrastruktura dhe mungesa e shërbimeve publike, te mundësitë për zhvillim dhe përmirësim të cilësisë së jetës, çdo pikë u trajtua me vëmendje. Për kandidatin, politika e vërtetë nuk matet me fjalime të gjata, por me gatishmërinë për të dëgjuar dhe për të vepruar.

“Çdo zë i dëgjuar është një hap drejt zgjidhjes. Në Shijan u tha gjithçka që duhet për të nisur punën që nesër,” – u shpreh Bido, duke theksuar angazhimin për një përfaqësim të ndershëm dhe të drejtpërdrejtë në Parlament.