Ardit Bido

Lajmet e fundit

Ardit Bido: Koha për një kthesë të madhe në Delvinë

Kandidati i Partisë Socialiste në Qarkun Vlorë, Ardit Bido, ka shprehur angazhimin e tij për zhvillimin e Delvinës si një qendër dinamike në jug të vendit.

“Delvina ka trashëgimi, pozicion strategjik dhe një komunitet plot vullnet. Ka ardhur koha të kthehet në një model zhvillimi,” u shpreh Bido, duke theksuar se lidhja e tij me qytetin është jo vetëm politike, por edhe personale.

Në planin e tij për Delvinën përfshihen:

Restaurimi i Kalasë dhe lagjeve historike

Promovimi i agroturizmit dhe produkteve vendase

Hiking dhe ekoturizëm në zonat përreth

Qendra “One-Stop-Shop” dhe zgjidhje për hipotekimin

Investime në arsim dhe shëndetësi

Mbështetje për bizneset lokale

Bido fton qytetarët të njihen me programin e plotë në faqen www.arditbido.al dhe të votojnë më 11 maj për një Delvinë moderne dhe me dinjitet.