
Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Qarkun Vlorë, Ardit Bido, ka shpërndarë një mesazh publik në rrjetet sociale, ku bën të ditur se fushata e tij do të zhvillohet me përgjegjësi dhe pa premtime të pabazuara.
“Nuk do të dëgjoni nga unë angazhime që nuk mbështeten në realitet, statistika që tingëllojnë bukur por nuk zgjidhin asgjë, apo komente denigruese ndaj kundërshtarëve,” shkruan Bido.
Ai thekson se zgjedh të flasë “thjesht, drejt dhe me përgjegjësi”, duke iu larguar retorikës së zakonshme politike dhe fjalëve të mëdha pa mbështetje konkrete.
“Fushata ime nuk ndërtohet mbi iluzione, por mbi dëgjimin, mbajtjen e fjalës dhe respektin për qytetarët,” deklaron kandidati socialist.
Postimi i plotë është publikuar në faqen zyrtare të kandidatit: www.arditbido.al
