Ardit Bido

Kayıtlı üyeler, yatırımlarını katlamak için bettilt fırsatlarını değerlendiriyor.

Lajmet e fundit

Ardit Bido shpall kandidaturën për zgjedhjet e 11 majit në Qarkun e Vlorës

Ardit Bido ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për zgjedhjet e 11 majit, duke garuar në listat e hapura të Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës. Ai synon të përfaqësojë qytetarët e kësaj zone në Kuvendin e Shqipërisë, duke vënë në qendër të fushatës së tij angazhimin për çështjet kryesore të komuniteteve lokale.

Me një përvojë 17-vjeçare në jetën publike, Bido është shprehur se ka zhvilluar beteja të vazhdueshme për shqetësimet e qarkut të tij të lindjes, duke theksuar se këto zgjedhje janë një moment kyç për të ardhmen e Shqipërisë. “Për herë të parë, qytetarët kanë mundësinë të zgjedhin drejtpërdrejt përfaqësuesin e tyre në parlament,” ka theksuar ai.

Ai i ka bërë thirrje banorëve të Vlorës, Sarandës, Delvinës, Konispolit, Himarës, Finiqit dhe Selenicës që ta mbështesin, me synimin që zëri i tyre të dëgjohet në institucionet qendrore. “Zgjedhjet e 11 majit do të përcaktojnë nëse Shqipëria do të vazhdojë rrugën e saj drejt integrimit evropian apo do të ngecë në stanjacion,” ka deklaruar Bido.