Ardit Bido

Lajmet e fundit

Bllof pas bllofi – e vërteta e situatës në Delvinë

Pas një tjetër përpjekjeje të opozitës për të tërhequr vëmendjen me akuza politike, kandidati i Partisë Socialiste për Qarkun Vlorë, Ardit Bido, ka reaguar qartë dhe pa ekuivok lidhur me situatën e pretenduar në qytetin e Delvinës.

Në një reagim të drejtpërdrejtë, ai theksoi se vendimi për heqjen e disa logove nga zyra elektorale e Partisë Socialiste në Delvinë nuk përbën as mbyllje zyre, as fitore të opozitës, por thjesht një përpjekje për të prodhuar zhurmë, aty ku realisht nuk ka asgjë për të treguar.

“Na hoqën logot, por së shpejti do të hiqen edhe të tyret. Në qytete të vogla, hapësirat janë të kufizuara dhe të gjitha forcat politike operojnë në kushte të ngjashme. Por zhurma erdhi vetëm për Delvinën – sepse këtu, frika nga rezultati ka zë më të lartë se argumenti,” – u shpreh Bido.

Ai shtoi se përpjekjet për të dhënë spektakël politik në vend të një debati real, janë të dështuara dhe nuk i shërbejnë qytetarëve. Sipas tij, “e vërteta është se doktori nuk mbylli zyrën time – mbylli zyrën e vet”.

“Delvina nuk ka nevojë për tensione të stisura. Ka nevojë për zëra që flasin troç, që përfaqësojnë qytetarët me dinjitet dhe jo me lojëra politike,” – theksoi kandidati socialist, duke ftuar qytetarët në një përballje të ndershme për të ardhmen e bashkisë.

Ai përfundoi deklaratën e tij me mesazhin: “Nuk do të jetë e lehtë. Por do të jetë e drejtë.”

📲 Programi i plotë i Ardit Bidos për Delvinën dhe qarkun Vlorë është i publikuar në: www.arditbido.al