Në vijim të takimeve me komunitetin sportiv të qarkut, Ardit Bido u takua me ekipin e futbollit të Butrintit në Sarandë – një emër që për dekada ka qenë simbol i identitetit sportiv dhe krenarisë së qytetit bregdetar.
Gjatë takimit me lojtarët dhe drejtuesit e ekipit, kandidati i Partisë Socialiste për Qarkun Vlorë theksoi rëndësinë që ka sporti në jetën e një komuniteti, si një faktor edukimi, bashkimi dhe zhvillimi.
“Butrinti nuk është thjesht një fushë futbolli për sarandjotët – është kujtim, është histori, është emocion. Edhe unë, si shumë të tjerë që kemi lindur e jemi rritur këtu, kam vrapuar në atë fushë për qejf, për pasion, për sport,” – u shpreh Bido, duke kujtuar lidhjen personale me këtë hapësirë sportive.
Ai shtoi se sporti nuk duhet parë si një luks, por si një domosdoshmëri për të rinjtë, për shëndetin, për komunitetin dhe për frymën e qytetit.
“Butrinti është një pjesë e rëndësishme e Sarandës. Jam i angazhuar të mbështes çdo nismë që e çon më lart këtë emër dhe këta djem, që përfaqësojnë me përkushtim dhe krenari këtë trashëgimi,” – theksoi ai.
Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe frymëzuese, duke vënë në pah rëndësinë e mbështetjes institucionale për sportin vendor.
📲 Programi i plotë i Ardit Bidos është i publikuar në: www.arditbido.al










