Ardit Bido

Lajmet e fundit

Mirënjohje për mësuesit që lanë gjurmë në jetët tona

Në një takim të ngrohtë dhe të mbushur me emocione, Ardit Bido u takua sot me një grup mësuesish të dalë në pension – ata që për vite me radhë kanë qenë dritë udhëheqëse për breza të tërë.

“U takova me ata që lanë gjurmë të përjetshme në jetët tona,” – u shpreh Bido, i prekur nga momentet e ndjera me figurat që kanë formuar mendjet dhe zemrat e shumë fëmijëve ndër vite.

Një moment i veçantë i takimit ishte prania e mësuese Kondës – mësuesja e fëmijërisë së tij, ajo që i mësoi shkronjat, që i dha këshillat e para dhe që sot mbart në sytë e saj kujtimet e para të një udhëtimi që vazhdon ende.

“Në sytë e saj pashë kujtimet e mia. Faleminderit që na rritët kaq bukur,” – përfundon ai me mirënjohje.

Ky takim nuk ishte thjesht një takim respekti, por një rikujtim se politika fillon me vlerësimin e atyre që na kanë dhënë më shumë – mësuesve.