Tragjasi Meriton Përfaqësimin që i Takon

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Ardit Bido, zhvilloi një takim të ngrohtë me banorët e Tragjasit, duke dëgjuar nga afër shqetësimet dhe nevojat e komunitetit. Në këtë takim, Bido theksoi se problemet e Tragjasit kanë qenë gjithmonë në fokusin e tij dhe kanë gjetur zërin e munguar në media. “Nesër, me besimin tuaj, ky […]
Takim me Arsimtarët e Ksamilit – Rrënjët e Zhvillimit që Nis me Dijen

Në vijim të takimeve me komunitetin, kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Ardit Bido, zhvilloi një takim të veçantë me arsimtarët e Ksamilit. Në këtë bashkëbisedim të ngrohtë, u theksua se çdo zhvillim i qëndrueshëm nis me dijen dhe çdo shoqëri që ecën përpara, mban në zemër kontributin e mësuesve të saj.Ardit Bido falënderoi arsimtarët […]
Ballë për ballë me njerëzit, aty ku çdo rrugë flet me kujtesë

Në lagjen 4, në Kodër të Sarandës, ku ka lindur dhe është rritur, kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Ardit Bido, zhvilloi një takim të thjeshtë, por domethënës me banorët e zonës. Pa protokoll, pa filtra, në një atmosferë miqësore e të drejtpërdrejtë, biseda u përqendrua në shqetësimet e përditshme që nisin pikërisht aty – […]
Ardit Bido reagon ndaj manipulimit politik me identitetin e qytetarëve të Himarës

“Identiteti nuk përdoret si mjet elektoral. As historia, as përkatësia etnike nuk janë monedhë votash.” Kandidati për deputet në qarkun Vlorë, Ardit Bido, ka reaguar ndaj deklaratave të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj, të cilat kanë vënë në qendër të retorikës politike çështjen e Fredi Belerit dhe minoritetit grek në Himarë. Në një deklaratë […]
“Delvina ka nevojë të flasë. Dhe unë jam këtu për ta dëgjuar.”

Në kuadër të takimeve me qytetarët e Delvinës, kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Ardit Bido, zhvilloi një takim të veçantë me veteranët e kësaj force politike në qytet. Në fokus të bisedës ishin reflektimet, kujtimet dhe përkushtimi i atyre që kanë qenë për vite me radhë mbështetës e kontribuues të Partisë Socialiste, veçanërisht në […]
Bllof pas bllofi – e vërteta e situatës në Delvinë

Pas një tjetër përpjekjeje të opozitës për të tërhequr vëmendjen me akuza politike, kandidati i Partisë Socialiste për Qarkun Vlorë, Ardit Bido, ka reaguar qartë dhe pa ekuivok lidhur me situatën e pretenduar në qytetin e Delvinës. Në një reagim të drejtpërdrejtë, ai theksoi se vendimi për heqjen e disa logove nga zyra elektorale e […]
Bistrica – krenari që nuk shuhet me kohën

Në kuadër të takimeve me komunitetin sportiv dhe të rinjtë e zonës, Ardit Bido zhvilloi një takim të veçantë me ekipin e futbollit të Bistricës në Delvinë – një grup i përkushtuar të rinjsh që përfaqësojnë me pasion dhe energji traditën sportive të zonës. Gjatë bashkëbisedimit, u diskutua mbi sfidat që përballen ekipet lokale, mungesën […]
Kur bllofi kthehet në zakon: Reagimi i Ardit Bidos pas akuzave të pabazuara në Delvinë

Në një reagim të drejtpërdrejtë dhe me tone ironike, kandidati për deputet në qarkun Vlorë, Ardit Bido, iu përgjigj sot deklaratave të fundit të ardhura nga kampi i Partisë Demokratike, të cilat ai i konsideron si “bllof i radhës”. Ngjarja ndodhi në qytetin e Delvinës – ose siç Bido e quan me krenari, “Troja”, duke […]
Ardit Bido takim me gazetarët: Zëri i Sarandës fillon nga ata që e jetojnë dhe e duan atë çdo ditë

Kandidati i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, Ardit Bido, zhvilloi një takim të hapur me gazetarët lokalë të Sarandës, ku ndau me ta mendime, shqetësime dhe vizione për të ardhmen e qytetit. Si një djalë i këtij qyteti, Ardit Bido shprehet se Saranda meriton më shumë sesa turizmin sezonal dhe sfidat infrastrukturore të pazgjidhura […]
Koha për një turizëm që punëson, ushqen dhe pasuron komunitetin

Pas një periudhe sfiduese, turizmi në Vlorë, Sarandë dhe Himarë ka hyrë në një fazë të re zhvillimi. Shqipëria ka arritur të tejkalojë edhe destinacione të njohura si Korfuzi, një sukses që duhet të shndërrohet në mundësi për zhvillim të qëndrueshëm dhe përfitime reale për komunitetet vendase. Kandidati për deputet, Ardit Bido, thekson se megjithë […]
