Në Ksamil u zhvillua një takim i frytshëm me Asamblenë Socialiste lokale, ku u vlerësua organizimi dhe përkushtimi i strukturave të Partisë Socialiste në këtë fushatë. Në qendër të diskutimeve ishte koordinimi i punës organizative, me synimin për të garantuar një angazhim serioz dhe të vazhdueshëm në çdo hap të fushatës.

Ky proces nuk është vetëm një betejë zgjedhore, por një mundësi për të dëgjuar qytetarët, për të ndërtuar ura afërsie dhe për të forcuar besimin me komunitetin.
Në takim u trajtuan çështje kyçe për zhvillimin e zonës, si rëndësia e plazheve publike me akses të barabartë për të gjithë, promovimi i agroturizmit dhe investimet e nevojshme në infrastrukturën e lagjeve. Këto janë pjesë e një vizioni të qartë për një Ksamil që respekton komunitetin dhe mbron potencialin e vet natyror e turistik.
Përkushtimi i anëtarëve të Asamblesë Socialiste mbetet themeli për të çuar përpara projektet dhe angazhimet tona për të ardhmen e Ksamilit.











