Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Ardit Bido, zhvilloi një takim të ngrohtë me banorët e Tragjasit, duke dëgjuar nga afër shqetësimet dhe nevojat e komunitetit.
Në këtë takim, Bido theksoi se problemet e Tragjasit kanë qenë gjithmonë në fokusin e tij dhe kanë gjetur zërin e munguar në media. “Nesër, me besimin tuaj, ky zë do të dëgjohet fuqishëm edhe në Parlament”, u shpreh ai.
Kandidati për deputet garantoi se nuk do të jetë zë i përkohshëm, por një përfaqësues i vërtetë, që nuk harron premtimet pas fitores së mandatit.
Tragjasi, si pjesë e rëndësishme e Vlorës, ka nevojë për përfaqësim të ndershëm dhe të përkushtuar – një zë që e mbron dhe kërkon me vendosmëri të drejtat e komunitetit të tij.
“Unë jam dhe do të jem në krahun tuaj për të folur, për të kërkuar dhe për të realizuar”, u zotua Ardit Bido.
🗳️ Më 11 maj, me votën tuaj, zëri i Tragjasit do të marrë fuqinë që meriton.








