Ardit Bido

Lajmet e fundit

Vlora Meriton dhe Do të Ketë një Zë të Fortë në Parlament

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Ardit Bido, zhvilloi sot një takim të hapur me qytetarët e Vlorës, duke ecur lagje më lagje dhe duke bashkëbiseduar nga afër për shqetësimet dhe ëndrrat e tyre.

Në këtë bashkëbisedim të ngrohtë, Bido ndjeu pulsin e vërtetë të një Vlore që di të dëgjojë, të shprehë besim dhe të mbajë gjallë shpresën për një të ardhme më të mirë.

“Çdo fjalë e thjeshtë, çdo nevojë dhe çdo ëndërr e ndarë me sinqeritet janë frymëzimi që më shtyn të punoj edhe më fort çdo ditë”, u shpreh kandidati.

Duke falënderuar për respektin dhe mikpritjen që qytetarët i treguan, Ardit Bido theksoi se Vlora kërkon një përfaqësim të denjë dhe të ndershëm në Parlament — një zë që të ngrejë me vendosmëri çështjet e qytetit.

🗳️ Më 11 maj, së bashku do të bëjmë që zëri i Vlorës të dëgjohet më fort se kurrë.